Lewandowski: Jam i hapur për gjithçka
01 mars 2022
| 16:59
Sulmuesi i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski, ka thënë se rinovimi me skuadrën gjigante të Gjermanisë është çështje dytësore.
Ai ka bërë me dije se momentalisht është i fokusuar vetëm në lojën e tij, por që ka lënë të nënkuptohet se është i hapur për të gjitha mundësitë.
“Jam i hapur për gjithçka. Unë jam i qetë. Është e rëndësishme për mua të jem në gjendje të fokusohem në lojën time. Gjithçka që lidhet me kontratën është çështje dytësore”, ishin fjalët e sulmuesit polak, i cili ka kontratë deri në vitin 2023.
Bayerni është i interesuar ta mbajë në skuadër sulmuesin polak, kurse interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Real Madridi.



