Lewandowski kritikon paraqitjen e Bayernit

14 mars 2019 | 16:40

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si luajti Bayerni në të dyja ndeshjet ndaj Liverpoolit.

Sulmuesit polak nuk i ka pëlqyer fakti se skuadra e tij ishte shumë e tërhequr dhe rastet për shënim ishin të pakta.

“Tentuam të ushtronim presion ndaj Liverpool por fatkeqësisht ishim shumë të dobët në sulm. Shumicën e rasteve ishim dy kundër katërve dhe s’mund të bënim asgjë. Pata disa duele, por e kisha shumë të vështirë t’ia dilja i vetëm, sepse kur ke përballë 2-3 mbrojtës të fortë nuk ia del dot. Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e luftuar, por në të dyja ndeshjet luajtëm shumë të tërhequr. Nuk tentuam kurrë të merrnim iniciativë dhe të vinim kundërshtarin në rrezik, pra të ishim Bayerni. U mbrojtëm shumë dhe nuk arrij ta kuptoj arsyen”, ka thënë Lewandowski.

/Epoka e re/ 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Ndrec Halilaj për festën e 8 Marsit mori…