Librat e Antigona Behramit vazhdojnë të mbeten më të shiturit

13 mars 2023 | 10:26

Autorja e librave best seller, Antigona Behrami, vazhdon të shënojë suksese në trojet shqiptare dhe në Evropë. Botuesi i librave të saj, Berat Armagedoni, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se në fundjavë autores Behrami i ka dorëzuar mijëra ekzemplarë shtesë të librave dhe tashmë kanë filluar të vijnë kërkesa nga botues evropianë për përkthimin dhe botimin e tre librave të Behramit në gjuhën italiane, frënge, gjermane.

“Dje i kam dorëzuar, autores më të suksesshme shqiptare, Antigona Behramit, mijëra ekzemplarë të librave që i kam botuar. Sukseset e saj dhe kërkesat për librat e saj po vazhdojnë të shtohen çdo ditë. Besimi në punën e saj, në këshillat e saj, në veprimtarinë e saj, ka marrë përmasa përtej kufijve kombëtarë. Interesim, për përkthimin dhe botimin e librave të saj, kanë shprehur botues italianë, francezë, gjermanë. Për çdo javë librat e saj në disa librari të Shqipërisë shpallen librat më të shitur. S’kalon java që libraritë e Kosovës të mos kërkojnë ekzemplarë shtesë nga vetë autorja. Nuk ka edhe një autore shqiptare që ka suksesin e Antigona Behramit. Këtë sukses e ka arritur vetë. E ka arritur duke bashkëpunuar me njerëz anekënd botës në çdo kohë. E ka arritur duke u marrë me secilin njeri veç e veç, shumë sinqerisht dhe shumë përzemërsisht. Jam shumë i kënaqur, i nderuar, i lumtur me bashkëpunimin që kam me të”, ka thënë Armagedoni.

Ndërsa autorja  Antigona Behrami ka bërë me dije se është duke shkruar edhe libra të rinj. “Falënderoj Zotin për arritjet e mia. Përkrah tij, lexuesit e librave të mi, me të cilët bashkëpunoj natë e ditë. Ata, me sukseset që shënojnë dhe m’i rrëfejnë, më motivojnë ta vazhdoj punën dhe t’i zgjeroj horizontet e motivimit e të mos ndihem kurrë e lodhur. Teknikat që përdor unë për zhvillim të karrierës sime dhe të lexuesve, të atyre që dëshirojnë të ndryshojnë, janë teknika që përdoren në vendet më të zhvilluara të botës dhe që kanë treguar rezultate të larta. Rezultatet e mia, edhe të atyre njerëzve që kam bashkëpunuar me ta, i gjeni në librat që kam shkruar dhe botuar. S’do të ndalem t’u jap këshilla njerëzve e të shkruaj libra për ta vetëm që t’u ndihmoj të bëjnë ndryshim në jetën e tyre”, ka thënë Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ayn Rand Mijëra vjet më parë, njeriu i parë…