Librat e autorëve Ekrem dhe Resmije Kryeziu, mjaft të kërkuar në “Amazon”

01 prill 2022 | 18:14

Profesori, publicisti, regjisori dhe dramaturgu Ekrem Kryeziu, edhe bashkëshortja e tij, profesoresha dhe studiuesja Resmije Kryeziu, ka disa muaj që të gjithë librat e publikuar në Kosovë dhe Amerikë i kanë nxjerrë për shitje në “Amazon”. Si duket interesimi për librat e tyre është i madh pasi që janë vlerësuar, disa me tre dhe katër, disa të tjerë me pesë yje, që do të thotë se ka pasur shitje të mirë të tyre dhe kohë pas kohe janë shkruar edhe vështrime kritike për këto libra. Të pyetur nga “Epoka e re” se sa ndihen të kënaqur nga shitja e librave që kanë botuar, ata kanë thënë se janë mjaft të kënaqur për interesimin që kanë lexuesit për veprat e tyre këtu në Kosovë, por edhe në gjithë botën.

Librat e profesorëve Kryeziu, përpos që mund t’i blini në “Amazon”, i gjeni edhe në disa librari në Kosovë, kryesisht në Prishtinë dhe Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adriatik Rraci është emëruar menaxher i përfaqësueseve të Kosovës në…