LIBRAT E HISTORISË ALTERNATIVE TË “ZIERA” NË SELANIK JANË TREGUESI MË I MIRË SE ÇKA I PRET SHQIPTARËT NË TË ARDHMEN  

19 tetor 2020 | 11:19

Shkruan: Bujar Berisha, New York

Një nga këta gjashtë libra racist u promovua para më shumë se një viti në Universitetin Columbia të New York-ut nga një profesoreshë greke, e cila në ndërkohë kishte fituar mundësinë që për një kohë të “ligjërojë” në tjetrin universitet elitar të Princton-it,i cili është larg një orë e ca vozitje nga Columbia.

Posa shfletova librin, i cili bënte fjalë për refugjatët nga luftërat e ish-Jugosllavisë, shihej qartazi njëanshmëria dhe fabrikimi flagrant i fakteve nga ana e kontribuuesve serbë dhe grekë.

Pasi e konfrontova profesoreshën greke, ajo e mllefosur mu përgjigj: ”Kush jeni ju? presidenti i Kosovës”? Në mënyrë të civilizuar i dhashë përgjigjen që e meritonte.

Pra këto botime janë promovuar në të gjitha institucionet elitare edukative gjithandej, dhe i është bërë një dëm kolosal jo vetëm historisë tonë më të re, por janë dëmtuar interesat strategjike në tërë etnikumin shqiptar.

BROCKEN SYSTEM (SITEMI I THYER)

Ambasadori amerikan në Prishtinë deklaroi sistemin juridik të vendit si të thyer apo të prishur. Por, siç ndodh zakonisht përkthyesit dhe analistët në kryeqytet, kanë qasje sipërfaqësore si në përkthim, ashtu edhe në analizë. Nuk besoj se Kosneti foli vetëm për sistemin juridik-sepse po të ishte ashtu ai do të thoshte se “sistemi juridik është i prishur”. Ai deklaroi se “sistemi është i prishur”, domethënë sistemi si sistem është i prishur dhe unë pajtohem me deklaratën e shkëlqesisë së tij.

Po të funksiononte “sistemi”, atëherë ky “sistem” do të reagonte me daljen në publik të njërit nga këta libra racist si në rastin në Universitetin Columbia, dhe diplomatët tanë nuk do të merreshin nga Amerika me komentimin e ngjarjeve politike në vend (qasje kjo sa joprofesionale, po aq qesharake), por me kryerjen detyrave për çka taksapaguesit i kanë dërguar në ShBA.

NGA E KEQJA DEL NJË E MIRË, THOTË POPULLI

Është bërë një dëm kolosal ndaj nesh nga shovinistët fqinjë.”Genie is out of the bottle” (shpirti magjik ka dal nga shishja) thonë amerikanët, dhe konsekuencat për këtë lëshim injorant nga ana jonë dhe në qoftë se vërtetohet edhe tradhtar, do t’i paguajmë ne dhe gjenerata të tëra në të ardhmen.

Fatmirësisht, në qoftë se ka nga ata që në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët të “mllefosur” deklarojnë se “sistemi” funksionon, atëherë pa humbur kohë duhet t’i marrin këta hapa:

—Ministritë e jashtme, ato të Arsimit dhe Kulturës, dhe Institutet e Historisë të Shqipërisë dhe Kosovës, të formojnë një komision kompetent për këtë çështje.

—Të shkarkohen “historianët”, të cilët na kanë përfaqësuar, dhe në qoftë se ekzistojnë baza ligjore, të përgjigjen para ligjit.

—Të gjitha të dhënat diskriminuese dhe raciste t’i paraqiten Komisionit të BE-së në Bruksel nga ana e kryeministrit si fakte të pamohueshme se si një vend anëtar i BE-së, dhe një anëtar tjetër që aspiron anëtarësimin në BE, në shekullin 21,vazhdojnë trysnitë shoviniste ndaj fqinjëve shqiptarë, të cilat i kanë praktikuar në dy shekujt e mëparshëm.

—-Të iniciohet një padi gjyqësore në Bruksel apo Strasburg ndaj botuesve të librave.

Vetëm në këtë mënyre mundet që të zbusim dëmin që na është bërë, dhe këta libra janë një rast i rrallë që para BE-së dhe Amerikës të denoncohet shovinizmi sistematik ndaj shqiptarëve.

Mënyrës së botimit të këtyre librave antishqiptarë do i kishte zili edhe nazisti dhe dora e djathtë e Hitlerit, propaganduesi Goebels. Fakti se në shtrembërimin e fakteve historike ndaj vuajtjeve dhe shkatërrimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve nuk është treguar aspak mëshirë, është treguesi më i mirë se çka është duke u përgatitur në një të ardhme kundër popullit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në…