Libri dedikuar presidentit Thaçi promovohet në Londër (Video)

13 mars 2018 | 18:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të hënën për në Britani të Madhe, ku në agjendën e tij ishte e paraparë pjesëmarrja në promovimin e librit të tij në Londër.

Nga zyra e Presidencës kanë arritur dhe pamjet e momentit kur vet personazhi kryesor i “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi -A Biography” shihet duke dhënë autografe për ata të cilët do të pranojnë librin që i dedikohet jetës dhe veprës së tij.

“Në fund shpresoj që ju të gjithë të gjeni gjëra interesante sa i përket jetës time e po ashtu dhe ngjarjes së Kosovës”, është shprehur Thaçi para të pranishmëve.

Ndërsa në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, presidenti Thaçi ka thënë se ndihet tejet i nderuar pasi në promovimin e librit që i dedikohet atij, ishin të pranishëm dhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

Image may contain: one or more people, night and indoor

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoorImage may contain: 1 person, sitting and suitImage may contain: 1 person, smilingImage may contain: 1 person, smiling

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko mendon se ndeshja mes Romës…