Liderët e Lëvizjes Studentore nderojnë ish-rektorin Ejup Statovci

01 tetor 2019 | 19:13

Liderët e Lëvizjes Studentore të cilët kishin organizuar protestën e 1 tetorit të vitit 1997, Bujar Dugolli, Albin Kurti, Muhamet Mavraj dhe Driton Lajçi, kanë bërë homazhe të varri i ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci.

Kryetari i kësaj lëvizje, Bujar Dugolli, ka thënë se Ejup Statovci ka qenë mbështetësi i palëkundur i studentëve në protestën e mbajtur para 22 viteve.

“Sot, sikur 22 vite më parë, ishim bashkë me Albinin, Muhametin, Dritonin, Prorektor Gecen, Mihanen, Jetonin, Mentorin, Xhelalin, Fatbanin e shumë kolegë të tjerë të Lëvizjes studentore, kësaj radhe për të bërë nderime para varrit të Rektorit historik të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci. Rektori ynë, ishte krahu jonë si një mbështetës i palëkundur, sikur për të dëshmuar se vdekja nuk është e kundërta e jetës, por është pjesë e saj, rektori Statovci është përherë mes nesh, këtë e dëshmon fakti se edhe studentët e gjeneratave të reja, një pjesë e madhe e të cilëve kanë lindur pas luftës, vazhdojnë dhe e nderojnë me organizime këtë ditë të shënuar”, ka shkruar Dugolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Dugolli, ka thënë se 1 tetori i vitit 1997 kishte bashkuar studentët dhe gjithë Kosovën kundër regjimit të atëhershëm të Serbisë.

“Për këtë ngjarje, sot bashkë me Mihanen e Dritonin, diskutuam me studentët e Universitetit të Prishtinës, në kuadër të panelit të diskutimit të thirrur nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik.
Ne i treguam kujtimet tona, për organizimin, sfidat e arritjet, duke u ndalur sidomos te ndikimi që kishte kjo ngjarje në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. 1 tetori i bashkoi studentët, 1 tetori e bashkon Kosovën! I përjetshëm kujtimi për të gjitha gjeneratat që sakrifikuan për Kosovën dhe lirinë e saj!”, ka shkruar Dugolli.

/Epoka e re/

Image may contain: 8 people, including Muhamet Mavraj, people standing, wedding, beard, suit and outdoorImage may contain: 4 people, people standing and indoorImage may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 25 people, people smiling, people sitting, crowd and indoorImage may contain: 12 people, including Muhamet Mavraj, people smiling, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Nismës Socialdemokrate nga Gjakova, Erjona Rama,…