Përfundon takimi i liderëve me presidentin Thaçi

31 janar 2019 | 17:47

(E plotësuar) – Ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit qeverisës me presidentin Hashim Thaçi.

Pas këtij takimi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë.

________________________________________________

Liderët institucionalë mblidhen në Presidencë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendësministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, janë mbledhur në zyrën e Presidentit, Hashim Thaçi për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë për taksën ndaj produkteve serbe dhe dialogun me Serbinë.

Burime të “Epokës së re” kanë bërë me dije se ky takim është thirrur nga presidenti Thaçi.

Ky është takimi i dytë brenda ditës i liderëve institucionalë atij me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e fundit të janarit të 2019-s janë bërë të…