Lideri i Iranit: Parandalimi i koronavirusit është prioritet urgjent

11 gusht 2021 | 14:11

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të mërkurën se parandalimi i koronavirusit është prioritet “urgjent” dhe ka bërë thirrje për më shumë importim dhe prodhim të vaksinave, pas regjistrimit të një numri rekord të viktimave dhe të infektuarve.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se ky shtet po përballet me valën e pestë të pandemisë.

“Sot çështja e koronavirusit duhet të trajtohet me prioritet dhe urgjencë”, ka thënë Khamenei në një adresim televiziv, teksa është fokusuar në krizën shëndetësore.

Khamenei ka thënë se shifra e të vdekurve është “vërtet e dhimbshme” dhe ka kërkuar më shumë përpjekje për sigurim të vaksinave. Irani është vendi i goditur më së keqi nga pandemia në rajonin e Lindjes së Mesme.

Autoritetet atje kanë regjistruar më shumë se 95,000 viktima dhe mbi 4.2 milionë persona të infektuar.

Vetë zyrtarët iranianë e kanë pranuar se shifra e viktimave mund të jetë më e madhe në realitet.

Në 24 orët e fundit, 42,541 persona kanë rezultuar pozitivë në koronavirus – shifra më e madhe ditore prej shpërthimit të pandemisë.

Irani pati shpresuar se vaksinimi do të ndryshonte situatën, mirëpo fushata e nisur në muajin shkurt ka ecur më ngadalë sesa është parashikuar./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është pyetur se cili nga lojtarët e PSG-së…