Lideri i PDK-së viziton çlirimtarët në Hagë: I uruam për festat kombëtare

26 nëntor 2022 | 19:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Krasniqi ka thënë se krerët e UÇK-së i kanë uruar për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë prapë së bashku

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen. I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe është heroi i Francës. Numri 7 ka realizuar…