‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria: Po presim realizimin e kërkesave

25 shtator 2026 | 22:13

Edhe sonte, në natën e 10 të protestës në kundërshtim të dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, protestuesit, kanë kthyer reflektorët nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Me këtë veprim, protestuesit kërkuan votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Organizatori Çlirim Haziri tha rinia e populli po pret institucionet që të veprojnë.

‘’Po presim të realizohen kërkesat tona. Dy kërkesa të thjeshta në raport me përgjegjësinë që e keni për UÇK’në. Andaj rinia e Kosovës, populli i Kosovës po iu vëzhgon e do të iu vëzhgojë çdo ditë e çdo natë, të gjitha institucionet pa dallim, me qeveri e parlament. Ne po iu presim të veproni’’, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), foli…