Lideri i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut mbështet luftën e Serbisë për Kosovën

25 qershor 2022 | 00:00

Lideri i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin ka vizituar ditët e fundit disa qytete të Donbasit, ku ka vizituar ushtarët e plagosur të rajonit prorus që po luftojnë në Ukrainën lindore.

Me atë rast, Pushilin ka biseduar me mediat atje, ku njëri prej gazetarëve i cili ishte nga Serbia e ka pyetur nëse ka çfarë t’u thotë qytetarëve të Serbisë.

“Serbët janë vëllezërit tanë. Ne shohim që ka qëndrim të padrejtë ndaj popullit serb dhe shohim presionin që po i bëhet tani popullit serb, duke përfshirë deklaratën e fundit të kancelarit gjerman Scholz, i cili tha se nëse Serbia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së duhet ta njohë Kosovën”, tha Pusilin, raporton Klix.ba.

Ai gjithashtu theksoi se lidershipi i Donteskut e kupton se “sa e dhimbshme për Serbinë është situata me Kosovën”, derisa dërgoi edhe një mesazh nga atje.

“Është shumë e thjeshtë – gjithçka do të jetë Rusi përveç Kosovës, Kosova është Serbi”, tha Pushilin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Tërnoc të Madh, Partia Socialiste e Serbisë ka dashur…