Tragjike në Emiratet e Bashkuara: 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga aksidenti zinxhir në autostradë

12 nëntor 2026 | 20:59

Një aksident masiv rrugor në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe ka shkaktuar 14 viktima dhe 30 të plagosur, pasi 23 automjete, mes tyre edhe kamionë, janë përfshirë në një përplasje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila konfirmoi bilancin tragjik të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, në aksident janë përfshirë 18 automjete dhe pesë kamionë. Ende nuk dihen rrethanat e plota sesi ndodhi përplasja zinxhir, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe strukturat e specializuara të shpëtimit, të cilat vijojnë operacionet. Ndërkohë, 30 personat e plagosur janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për gjendjen e tyre shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve.

Në reagimin e saj, Ministria e Brendshme e Emirateve bëri të ditur se disa institucione shtetërore janë angazhuar në koordinimin e operacionit dhe në hetimin e ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar sesi ndodhi përplasja që përfshiu dhjetëra automjete.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetaria italiane humbi një nga zërat e saj më të…