Lideri sfidohet nga nënkampioni

26 shkurt 2024 | 20:16

Të martën zhvillohet java e gjashtë në Liga Unike Femrat, ku priten përballje interesante.

Bashkimi, që është lider me pesë fitore në pesë ndeshje, njëkohësisht i vetmi pa asnjë humbje, do të sfidohet në Vlorë nga Flamurtari, që edicionin e kaluar ishte nënkampion i Liga Unike Femrat.

Skuadra vlonjate ka dy fitore e tri humbje.
Në kryeqytet do të përballen ish-kampionia, Prishtina dhe kampioni aktual, Partizani. Prishtinaset kanë katër fitore e një humbje, derisa tiranaset një fitore e katër humbje.
Ndërkohë, në Gjakovë do të ndeshen Penza nga Peja dhe Tirana. Skuadra pejane ka një fitore e katër humbje, kurse ajo tiranase dy fitore e tri humbje.

Liga Unike Femrat ka dhjetë xhiro dhe më pas katër skuadrat më të mira do të përballen në “Play-off”.

Liga Unike Femrat-Java 6

E martë
17:00 Prishtina-Partizani
17:00 Flamurtari-Bashkimi
19:00 Penza-Tirana

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Kosova sot është në udhëkryq, është në një fazë vendimtare…