Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Janë të domosdoshme ndryshimet e politikave fiskale

06 dhjetor 2023 | 17:03

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka mbajtur sot takimin e radhës së bordit të Lidhjes, të kryesuar nga Kryetari Besart Dreshaj.

Në këtë takim, në mesin e të pranishmëve, u diskutua për punën, punën e Lidhjes së Bizneseve që është bërë deri tani, dhe planet e së ardhmes.

Më pas, janë diskutuar një mori aktivitetesh, që LeBK do t’i marrë në ditët në vijim, për t’i ngritur shqetësimet e bizneseve.

“Sigurisht, të gjitha këto diskutime u bënë në tentim për përmirësimin e gjendjes ekonomike të vendit tonë.  Për këtë arsye, pa dyshim se në takimin e Bordit, u ngritën edhe shumë shqetësime, e po ashtu edhe rekomandime, të cilat jonë të nevojshme dhe të domosdoshme për të ndryshuar e për të ndërhyrë institucionet e shtetit”.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Sipas komunikatës së Lidhjës së Bizneseve, aktualisht është konkretizuar shqetësimi në problematikat e më poshtme:

  1. monedhat e falsifikuara – Qarkullimi i tyre rëndon shumë gjepin e konsumatorit, njëherësh vështirëson dhe i vë në rrezik operimin e bizneseve.
  2. Planifikimit i vogël i buxhetit për fushën ekonomike – Qeveria e Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2024, por është vërejtur se në të nuk janë përfshirë sa duhet sektorët që ndikojnë rritjen ekonomike.
  3. Ndryshimet e domosdoshme të politikave fiskale.
  4. Riaktivizimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës(si një forum shumë i rëndësishëm për ne, ku Qeveria dhe përfaqësues të bizneseve së bashku mund të shqyrtojnë dhe të adresojnë sfidat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të zhvillimit të vendit tonë).

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, do të vazhdoj pashtershëm t’i ngris shqetësimet e bizneseve, dhe rekomandimet për të përmirësuar gjendjen e ekonomisë sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e sigurimit të Liridona Ademajt, përflitet të jetë një…