Liga Ballkanike, Peja sonte përballet me AEL-in

12 mars 2024 | 16:32

Skuadra e Pejës sonte do të luajë në udhëtim te ekipi qipriot AEL, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Pejanët kanë bilanc pozitiv në BIBL dhe mund të përfundojë e para në stinor të rregullt nëse vazhdon me fitore në ndeshjet e mbetura.

Peja humbjen e vetme e ka të regjistruar nga AEL-i. Ndeshja e sotme do të jetë e gjashta për pejanët në stinorin e rregullt, momentalisht ka bilanc 4:1.

Në krahun tjetër, AEL ka bilanc prej katër fitoreve e dy humbjeve. Përballja mes AEL e Pejës do të luhet këtë të martën, duke nisur nga ora 18:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi legjendar i Real Madridit dhe Brazilit, Ronaldo ka thënë…