Ronaldo: Nëse transferohet Mbappe te Reali do të fitoj ‘Topin e Artë’

12 mars 2024 | 16:20

Ish-sulmuesi legjendar i Real Madridit dhe Brazilit, Ronaldo ka thënë se nëse transferohet Kylian Mbappe transferohet në Real do ta fitojë “Topin e Artë”.

“Nuk e di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, por po flitet për situatën e tij te PSG-ja dhe mendoj se të gjithë e kuptojmë pak a shumë se cilat janë premisat. Për më tepër, duke parë edhe euforinë e tifozërisë madrilene, të gjithë duken të emocionuar për Mbappenë në Madrid, kështu që unë mendoj se diçka prapa kësaj mund të ketë. Personalisht mendoj se Mbappe është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai do të jetë një nga më të mirët në qarkullim. Madje, unë jam gati të vë bast, se nëse transferohet te Reali i Madridit, Kylian do të fitojë shumë shpejt ‘Topin e Artë’. Në ‘Bernabeu’ do të gjejë një skuadër që do ta mbështesë dhe do ta bëjë një lojtar edhe më të mirë, ndonëse absolutisht nuk duhet hedhur poshtë ajo çfarë ai ka bërë te PSG-ja”, ka thënë Ronaldo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë…