Liga e Dytë e Maqedonisë në futboll për herë të parë do flasë shqip

22 korrik 2018 | 11:51

Sezoni i ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, do të jetë një sezon historik për futbollin shqiptar në Maqedoni, pasi që nga pavarësia e vendit për herë të parë në një sezon tetë skuadra me prefiksin shqiptare do luajnë në ligën e dytë sipas cilësisë. 

Kjo do të thotë se LDFM-ja (Perëndim), në sezonin 2018/19 do të flet në gjuhën shqipe. Gostivari dhe Struga do të përfaqësohen me nga dy skuadra edhe atë – Gostivari gjegjësisht Genç Kalemler, ose Struga Trim Lum gjegjësisht Labunishta 20011. 

Kumanova si qytet pas plotë 9 viteve do të ketë një përfaqësues në mesin e skuadrave më të mira në vend. Për herë të fundit Milano na luajti në LPFM, ndërsa në sezonin e ri Kumanova do të përfaqësohet nga skuadra e Goblenit. 

Po ashtu pas një pauze prej 6 viteve në Ligën e Dytë të Maqedonisë një përfaqësues do të ketë edhe Dibra. Nga ky qytet nga vjen skuadra e Korabit e cila në vitet e 90-ta, luante një rol të rëndësishëm në kategorinë e dytë. 

Një përfaqësues në kategorinë e dytë do të ketë edhe qyteti i Kërçovës edhe atë tek skuadra e Vëllazërimit, ndërsa këta në sezonin e shkuar humbën një anëtar pasi Zajazi nuk arriti të mbijetojë. 

Sa i përket hartës futbollistike Tetova dhe Shkupi në sezonin e ri do kenë vetëm nga një përfaqësues edhe atë ish skuadrat elitare Teteksin gjegjësisht Skopjen e cila sivjet u largua nga elita e futbollit vendor. 

Garat në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë do të nisin më 18 gusht.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vendimi i…