Liga e Kampionëve, Prishtina mëson kundërshtarin

08 qershor 2021 | 13:29

Kampionia e Kosovës në futboll, FC Prishtina e ka mësuar kundërshtarin e saj në kuadër të fazës parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Ekipi nga kryeqyteti i Kosovës do të përballet me Folgore nga San Marino. Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë mes Havnar Boltfelag dhe Inter Club d’Escaldes.

FC Prishtina ishte bartëse bashkë me Havnar Boltfelag të Ishujve Faroe. Në anën tjetër ekipet jobartëse ishin Inter Club d’Escaldes nga Andora dhe Folgore nga San Marino. Kujtojmë se Inter Club d’Escaldes ishte kundërshtari i Dritës në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar. Ndeshjet e rundit parakualifikues do të zhvillohen më 22 dhe 25 qershor.

May be an image of text that says 'DRAWRESULT DRAW RESULT SEMI-FINAL S.S. FOLGORE (SMR) FC PRISHTINA (KOS) HB TÓRSHAVN (FRO) Vs 一 SEMI-FINAL2 INTER INTE' CLUBD'ESCALDES (AND) FINAL VS'

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor…