Liga e Kampionëve, spikat përballja City – PSG

24 nëntor 2021 | 11:06

Liga e Kampionëve vazhdon edhe ditën e sotme me ndeshje shumë interesante, ku padyshim spikat ajo mes Manchester Cityt dhe PSG-së.

Të dyja ekipet kryesojnë grupin A, me “citizens” që mbajnë vendin e parë me 9 pike dhe “parisienët” në vendin e dytë me 8 pikë. Padyshim që kjo sfidë e sotme do të përcaktojë me shumë gjasa kokën  e grupin.

Një tjetër ndeshje interesante është ajo që do të luhet në Metropolitano mes Atletico Madridit dhe Milanit.

Spanjollët kanë ende shanse për vendin e dytë i cili mbahet nga Porto, në krahun tjetër Milanin edhe pse matematikisht ka shanse, duket thuajse e pamundur kalimi në fazën tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski ka shënuar një super gol me roveshatë në…