Liga Unike, sonte përballen Kamza – Peja

16 nëntor 2022 | 15:59

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e parë në Ligën Unike te meshkujt.

Në këtë garë garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria, duke bërë që gara për trofeun e çmuar të jetë shumë interesante.

Do të zhvillohen gjithsej 14 xhiro, me sistem vajtje-ardhje. Më pas katër skuadrat e para në renditje do të luajnë në “play-off” për titullin e kampionit.

Peja si kampione synon mbrojtjen e titullit, trofe që e duan edhe skuadrat tjera. Në fakt, Peja-Ponte Prizreni e hapi edicionin e ri, ku prizrenasit ia shkaktuan humbjen e parë pejanëve në këtë edicion 75:81.

Peja në xhiron e parë do të përballet me Kamzën, kurse Apolonia do të takohet me Ponte Prizrenin.

Ndeshjet Golden Eagle Ylli-Tirana Neptun dhe Trepça-Teuta janë shtyrë për më vonë.

Liga Unike-Java 1

E mërkurë
18:00 Kamza – Peja

E enjte
17:00 Apolonia – Ponte Prizreni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Arif Molliqi ka mbledhur materiale, ka inspektuar dosje…