Ligji i ri në Kinë ndëshkon prindërit për sjelljet e fëmijëve

19 tetor 2021 | 11:24

Prindërit në Kinë, fëmijët e të cilëve do të shfaqin “sjellje aspak të hijshme” ose do të kryejnë një krim, mund të ndëshkohen. Ky ligj i ri është propozuar së fundmi dhe është ende në diskutim.

“Ka shumë arsye se pse adoleshentët mund të rebelohen, mungesa ose edukimi i gabuar janë një arsye thelbësore”,  tha Zang Tiewei, zyrtar i komisionit të punëve legjislative nën drejtimin e Kongresiti ndërkombëtar popullor.

Ligji i planifikuar do të rishikohet gjatë takimit të kësaj jave në Komitetin e KNP, i cili do të detyrojë prindërit që të menxhojnë kohën e fëmijëve për t’u ushtruar por edhe për të pushuar.

Pekini ka testuar një qasje më të sigurt prindërore këtë vit, duke filluar që nga trajtimi i varësisë nga lojërat online i konsideruar edhe si “drogë spirituale” dhe deri tek kufizimi i shembujve në njerëzit e famshëm.

Gjatë muajve të fundit, Ministria e Edukimit ka limituar deri në një orë kohën për të luajtuar online për të miturit dhe vetëm gjatë ditëve të premte, të shtunë dhe të diel.

Gjithashtu ka reduktuar orët shtesë për mësimdhënie në lëndët kryesore gjatë fundjavave dhe pushimeve, të shqetësuar nga mbingarkesa mësimore dhe lodhja e tyre.

Në të njëjtën kohë, Kina është duke nxitur të rinjtë meshkuj për të qënë sa më “burrëror” të jetë e mundur.

Në diskutimin mbi “Propozimin mbi ndalimin e feminizmit tek meshkujt adoleshent” në dhjetor, Ministria e Edukimit do të nxisë shkollat në promovimin e aktiviteteve sportive si futbolli./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia thirri në bisedë ambasadorët e 10 vendeve, përfshirë atë…