Ligji për ‘kontrollin’ e tregut, ministria thotë se s’mund të blini produkte sa të doni

08 nëntor 14:42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka dhënë më shumë detaje për përmbajtjen e Ligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky ligj përfshin kufizimin e sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimin e largimit nga shitja e produktit, caktimin e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë, caktimin e çmimit maksimal të lejuar, detyrimin e operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit, detyrimin e operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse.

“Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg”, ka njoftuar MINT-i.

Opozita këtë ligj e ka cilësuar si antikushtetues, i cili sipas saj cenon ekonominë e tregut. Por, pushteti ka thënë se masat janë të përkohshme.

“Produktet themelore në kuadër të këtij ligji janë: drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”.

“Në këtë ligj përfshihen masat e përkohshme mbrojtëse që do të ndërmerren në raste të veçanta të destabilizimit në treg; shkaqet e caktimit të këtyre masave; mbikëqyrja për zbatimin e këtij ligji si dhe sanksionet ndaj çdo shkelësi të këtyre masave që janë përfshi në këtë ligj”, ka njoftuar MINT-i.

njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha e ka…