Ligji për rimëkëmbjen ekonomike nesër për të gjashtën herë në Kuvend

07 tetor 2020 | 21:32

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në seancë të Kuvendit të Kosovës ku pritet që të votojnë përsëri për Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Poashtu në këtë seancë pritet që të votohet në parim edhe projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Rendi i ditës:

I- Pika e papërfunduar nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
  1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19,
  2. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, 
  4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderët kanë përjetuar rritje rekorde të pasurisë së tyre gjatë…