Ligji për Zyrtarë Publikë mund të dërgohet sërish në Kushtetuese

06 prill 2024 | 10:55

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Zyrtarët Publik nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk janë bërë në frymën e respektimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë ligj.

Kështu të paktën potencon kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, në vlerësimin e të cilit Ligji me këto plotësim-ndryshime nëse kalohet në Kuvendin e Kosovës duhet të dërgohet në Kushtetuese përsëri për shqyrtim.

“Jemi të shokuar nga tendenca e kësaj qeveri që të atakoj shërbimin civil. Besojmë që kjo qeveri qëllimisht nuk dëshiron ti respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur ai në një intervistë për Ekonomia Online.

Vendimi i Kushtetueses, sipas Gashit, thotë qartë se pozitat e ulëta dhe të mesme të zyrtarëve publik nuk preken pasi konsiderohen e drejtë e fituar, por Qeveria, në vlerësimin e tij, nuk e ka respektuar këtë dispozitë të Kushtetueses.

“Ky ligj në rast se kalon kështu padyshim që do i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese. Kjo është fatkeqësi, Qeveria po e dëshmon që është e pandërgjegjshme pasi nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

Në gusht të vitit të kaluar Kushtetuesja konstatoi se disa nene të Ligjit për zyrtarët publikë ishin anti-kushtetues.

Ligji në Kushtetuese ishte dërguar në Kushtetuese nga dy partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij,…