Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e Jabllanicës: Sakrifica e tyre na obligon për një Kosovë më të sigurt e krah ShBA-së

06 prill 2024 | 10:52

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Sadri Zenelin, në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj tha se Zeneli ishte i pari në rezistencë e aksione, ishte mësues, prijës popullor e komandant lufte.

“Luftëtarët dhe udhëheqësit e luftës nga Jabllanica e Gjakovës, me trimërinë e guximin e tyre, i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut, duke e ruajtur kështu traditën shekullore të rezistencës dhe përpjekjeve për liri”.

“Në këtë përvjetor të dhembjes dhe krenarisë, përkujtojmë dhe nderojmë gjithashtu sakrificën e bashkëluftëtarëve, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Haradinaj tha se sakrifica e tyre, obligon përkushtimin për një Kosovë më të sigurt dhe të zhvilluar, krah ShBA-ve dhe botës demokratike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë nën dyshimin…