Limaj: Angazhimi i Gjermanisë në dialog na ofron siguri

17 maj 2019 | 11:10

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, pas takimit që ka pasur në Gjermani me deputetin Johann Wadephul, i cili është edhe nënkryetar i fraksionit CDU-CSU dhe raportues për Ballkanin Perëndimor, në një konferencë për medie, ka bërë me dije se me të kanë biseduar rreth mbajtjes së Samitit të Berlinit, si dhe tema tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me dialogun dhe liberalizimin e vizave.

“Kemi biseduar rreth Samitit të Berlinit, dhe Samitit të Parisit që pritet të mbahet së shpejti. Në takim kemi biseduar për tema më rëndësi siç është çështja e taksës, dialogut me Serbinë e tema të tjera. I sigurova edhe një herë në emër të Qeverisë që ne duam ta përmbyllim çështjen e dialogut me Serbinë”.

“Në Samitin e Berlinit janë larguar nga tavolina të gjitha idetë që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit”, ka thënë Limaj në një konferencë për medie.

Fotografia e Fatmir Limaj

Limaj ka theksuar se angazhimi i Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi jep siguri. “Në Samitin e Berlinit e kemi pasur një mundësi për zhbllokim dhe heqjen nga tavolinat të ideve që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit dhe besoj që takimi i Parisit do të përgatitet edhe më mirë. Angazhimi i Gjermanisë për ne është shumë i rëndësishëm dhe na jep siguri dhe ngrit seriozitetin ”, ka thënë Limaj.

Në fund, zëvendëskryeministri Limaj, ka thënë se beson që shumë shpejt do të merr fund çështja e liberalizimit të vizave.

Limaj ka udhëtuar sot për në Gjermani, ai pritet të zhvillojë edhe takime tjera të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli dhe Prishtina kanë para vetes edhe 90 minuta për…