Limaj: Demarkacioni, Ushtria dhe marrëdhëniet me Serbinë marrin epilog vitin e ardhshëm

21 dhjetor 2017 | 21:54

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar 100 ditshin e parë të Qeverisë Haradinaj.

Limaj ka thënë se dinamika e punës vetëm sa do të shtohet në vitin e ardhshëm.
Ai ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do t’i ipet epilog temave të mëdha dhe atë me konsensus sa më të gjërë.

“Nga viti i ardhshëm, demarkacioni dhe marrëdhëniet me Serbinë, dhe ushtria e Kosovës do të marrin një zgjidhje problemi. Do t’i japim këtyre temave dhe do të synojmë që të arrijmë konsensus sa më të gjere. Në tema të mëdha nuk e marrim flamurin vet por vendit i duhet konsensusi”, ka thënë Limaj në “Tribuna Channel”.

Tutje, Limaj ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

“Detyra jonë edhe t’i kryejmë detyrat tona dhe kështu si partner serioz vijmë në një moment kur BE do ta nxjerr datën për viza”, ka shtuar Limaj.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të ketë dialog me Serbinë pa u diskutuar kjo çështje në Kuvendin e Kosovës.

Projektin ‘Kosova e Re’, Limaj e ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën dhe projektimin më të madh investiv në vend pas luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë…