MASHT-i ia jep për shfrytëzim katin e dytë të Biblotekës Kombëtare, Institutit të Historisë

21 dhjetor 21:45

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të katit të dytë të Bibliotekës Universitare të Kosovës,  Institutit të Historisë.

MASHT ka njoftuar se kjo është bërë për arsye “se Biblioteka Universitare nuk e ka zbatuar vendimin e Qeverisë nr. 08/29, të datës 31.07.2008 sipas destinimit të dhënies në shfrytëzim të objektit, por një pjesë të objektit e ka dhënë në shfrytëzim për administratën e Universitetit të Prishtinës, duke pasur parasysh nevojat e Institutit të Historisë për hapësira të domosdoshme për kryerjen e veprimtarisë së Institutit të Historisë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sot…