Limaj: Dëshmorët janë themeli i lirisë që gëzojmë sot

05 maj 2021 | 12:32

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar dëshmorët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut.

“Ata janë themeli i vendit dhe më meritorët për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Ne do t’u jemi gjithmonë mirënjohes dhe do të përkulemi përballë heroizmit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e kombit”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Basketbollit Ponte nga Prizreni  e ka humbur zyrtarisht…