 
                    Limaj e quan të trishtë lajmin për vdekjen e Bacës Adem, thotë se gjithë jetën ia kushtoi vendit
                26 korrik 2018
                |  20:30
            
        Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Demaçi, për vdekjen e veprimtarit të shquar shqiptar.
Baca Adem, siç shkruan Limaj në telegramin ngushëllues, ishte dhe mbetet frymëzuesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë vendin dhe kombin e vet.
“I trishtë lajmi për vdekjen e sakrificës dhe rezistencës kombëtare Adem Demaci, që ne me dashuri dhe respekt e thërrisnim Baca Adem. Do ta kujtojmë gjithmonë rezistencën dhe sakrificën tënde. Baca Adem kishte një jetë plot sfida e sakrifica për kombin shqiptar. Ngushëllime familjes, bashkëveprimtarëve dhe gjithë kombit!”, thuhet, ndër të tjera, në ngushëllimin e Limajt.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        