Limaj e Rama: Drejtuesit e institucioneve duhet të tregojnë lidership në rrethanat në të cilat po kalon vendi

29 qershor 2020 | 15:51

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit, Limaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me Ramën kanë konstatuar se drejtuesit e institucioneve duhet të tregojnë lidership të vërtet në rrethanat në të cilat është duke kaluar vendi, raporton “Epoka e re”.

“Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lenë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë.

Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lenë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.

Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë.

Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova.

Image may contain: 5 people, people sitting and indoorImage may contain: 5 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me…