Limaj e Reçica premtojnë mbështetjen për qendrat e aftësimit profesional

23 shtator 2019 | 17:43

Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj dhe kandidati për deputet i këtij koalicioni, Skender Reçica, kanë vizituar Qendrën e Aftësimit Profesional (QAP) në Prizren, e cila ofron mundësi për djem e vajza, burra e gra të cilët duan ta marrin një zanat dhe të aftësohen profesionalisht për tregun e punës.

Limaj është zotuar se do të vazhdojnë me politikat e tyre për t’i fuqizuar këto qendra.

“Bashkë me ministrin Reçica dhe kandidatët e Nismës nga Prizreni, pamë nga afër mundësitë e jashtëzakonshme që ofron kjo qendër për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë zanat. Stafit drejtues të kësaj qendre i shpreha mirënjohje për gjithë punën e vyeshme që po bën këtu. Ftesa ime është për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë zanat përkatës, le t’i drejtohen Qendrave të Aftësimit Profesional dhe të marrin një zanat i cili siguron e garanton një punësim”.

“Rreth tre mijë njerëz që kanë kryer zanate këtu, kanë gjetur punë dhe kjo tregon sa janë të rëndësishme këto qendra dhe sa ka nevojë tregu për fuqi punëtore të profesionalizuar. Ne do të vazhdojmë me politikat tona për t’i fuqizuar këto qendra. QAP dhe shkollat profesionale do të jenë temat kryesore, sepse besojmë se është e vetmja rrugë e mundësi për të pasur një fuqi punëtore cilësore të gatshme për punë e cila do të jetë promotore dhe bartëse e zhvillimit ekonomik në Kosovë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e punimeve të UNGA në Nju Jork, ministri…