Limaj i bindur që në zgjedhjet e tjera Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit

25 shkurt 2021 | 22:17

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth mundësisë së shuarjes së këtij subjekti pas mos kalimit të pragut në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se kjo nuk do të ndodhë, përkundrazi ka thënë se Nisma do të jetë zë i fuqishëm opozitar.

“Nisma do të jetë zë i fuqishëm opozitar jashtë parlamentit. Përkundrazi, unë mendoj se Nisma ka ruajtur mjaft mirë votat në këtë situatë të pazakontë”, ka thënë Limaj në T7.

Në anën tjetër, ai ka thënë se në zgjedhjet e tjera Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e Kuvendit.

“Sigurisht që do të jemi pjesë e Kuvendit, kjo është e sigurt. Ne kemi qenë në rrethana të jashtëzakonshme dhe jemi mirë në krahasim me partitë e mëdha të cilat gjithashtu kanë pasur rënie. Në kushte normale, Nisma do të ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka marrë lajm të mirë të enjten në…