Limaj i gëzohet fort inkuadrimit të Malishevës në superligë, ja urimi i tij

15 maj 2021 | 17:10

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar FC Malishevën për triumfin në futboll në ligën e parë dhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Ai shkruan se Malisheva u bë Kampion me plot meritë, sepse gjatë gjithë edicionit treguan lojëra të mira duke bërë kështu krenar tifozët dhe qytetarët e komunës së Malishevës në përgjithësi.

Ndër të tjera, kreu i Nismës shkruan se ndihet krenar që sot komuna e Malishevës është ndër komunat më të kompletuara me infratrukturë sportive në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot, FC Malisheva e shkruajti historinë!

Uroj nga zemra FC Malisheva për triumfin në futboll në ligën e parë dhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Kampion me plot meritë, sepse gjatë gjithë edicionit treguan lojëra të mira duke bërë kështu krenar tifozët dhe qytetarët e komunës së Malishevës në përgjithësi.

Investimi i fuqishëm në infrastrukturë sportive e kulturore në shumë disiplina sportive e kulturore, ka krijuar parakushtet për suksese në shumë disiplina sportive dhe rezultatët e djemve dhe vajzave të Malishevës po tregojnë se sa të nëvojshme kanë qenë krijimi i kushteve infrastrukturore.

Ndihem krenar që sot komuna e Malishevës është ndër komunat më të kompletuara me infratrukturë sportive në Kosovë.

Djemtë dhe vajzat tona po na shpërblejnë më rezultate të jashtëzakonshme.

Mirënjohje edhe për komunën e Malishevës, e cila në vazhdimësi si rrallë kush e ka mbështetur klubin ndërvite për të arritur këtë sukses.

Falëndërim donatorëve, tifozëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për të arritur këtë sukses të madh.

Urime dhe suksese FC Malishevës në stinorin e ardhshëm në mesin e ekipeve më të mira të Kosovës.
FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar sezoni në Ligën e Parë të futbollit në…