Limaj: Ikja nga kjo jetë e regjisores Arzana Kraja, humbje e madhe për komunitetin artistik

13 nëntor 2019 | 14:35

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kraja për vdekjen e regjisores së njohur, Arzana Kraja.

Limaj ka thënë se ikja nga kjo jetë e regjisores sonë të njohur, Arzana Kraja është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por për gjithë komunitetin artistik në Kosovë.

“I trashtë lajmi për vdekjen e parakohshme të regjisores sonë të njohur, Arzana Kraja. Ikja nga kjo jetë e Arzanës, është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por për gjithë komunitetin artistik në Kosovë. I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Arzanën”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Fatmir Limaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LV-së dhe kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin…