Limaj: Koalicioni Nisma-AKR do të jetë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme

23 gusht 2019 | 19:47

Nisma Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhje me anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike, konkretisht për koalicionin parazgjedhor, që sot është nënshkruar me AKR-në.

Gjatë këtij takimi me strukturat drejtuese të partisë, lidhur me koalicionin e sotëm Nisma-AKR, kandidati për kryeministër nga ky koalicion, kryetari Limaj, theksoi se tashmë janë gati të shkojnë në zgjedhje dhe se do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Limaj ka thënë se koalicioni Nisma-AKR, është një lajm i mirë për vendin, për politikën në vend, dhe kjo, sipas tij tregon se me këtë vendim, do të ndërtohet një bosht politik. “Presim të na bashkohen edhe grupe tjera politike”, ka thënë Limaj.

Kryesia dhe drejtuesit e degëve të Nismës Socialdemokratë, i dhanë mbështetje të plotë koalicionit parazgjedhor Nisma-AKR, dhe shprehen besimin e tyre në suksesin e kandidatit për kryeministër nga ky koalicion, njëherit liderit të Nismës, Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Drenica ka shënuar fitore të thellë ndaj Llapit. Vendasit…