Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas 16 shtatorit!

10 nëntor 2026 | 18:40

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar në Prizren një takim me strukturat, aktivistët dhe bashkëpunëtorët e tij, në kuadër të diskutimeve me temën “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”.

Limaj ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet politike, pasojat e aktgjykimit në Hagë, dinjitetin e luftës së UÇK-së, Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe gjendjen ekonomike e sociale në vend.

Ai ka vlerësuar se pasojat e aktgjykimit shtrihen përtej procesit gjyqësor ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke kërkuar më shumë qartësi, përgjegjësi institucionale dhe veprim për çështjet që, sipas tij, prekin interesin shtetëror të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për intervistën e…