Limaj: Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse botës demokratike

12 qershor 2018 | 13:07

“Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 19 vjet më parë, i dolën në krah forcat e NATO-s, të cilat pas 78 ditë bombardimesh mbi caqet serbe, hynë në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb dhe spastrimit etnik që po bëhej mbi qytetarët e Kosovës nga forcat serbe”, ka thënë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj me rastin e 19-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës botës demokratike, në krye me ShBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës nëpër të gjitha fazat që po kalon vendi ynë.

“Në ditën e çlirimit të Kosovës, ne sot kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendit, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për ta realizuar këtë ëndërr, e cila erdhi si rezultat i kontribut shekullor të shumë gjeneratave. Gjenerata jonë është me fat që arriti ta kurorëzojë ëndrrën shekullore për ta pasur shtetin tonë të lirë dhe demokratik. Në këto 19 vjet të çlirimit, ne kemi arritur suksese të mëdha, por kjo nuk është e mjaftueshme”, ka thënë lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai ka theksuar se të gjithë bashkë duhet të punojnë për ta forcuar vendin tonë. “Ta zhvillojmë ekonominë e vendit, ta rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe Kosovën ta bëjmë anëtare të organizatave më të mëdha botërore”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ 19 vite më parë, në ditën e 78-të…