Limaj: Luftën e UÇK-së s’mund ta zbehë askush

06 mars 2021 | 11:42

Kryetari i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku tha se askush nuk mund ta zbehë luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Shenja e një komb që është në rrugën e drejtë është simbolika e mirënjohjes. Një popull që nuk ka mirënjohje për të kaluarën e vet, ai rrezikon të ardhmen. Ai shtet ka telashe me ndërtimin e së ardhmes së vet. Më shumë se kurrë lufta çlirimtare e udhëhequr nga komandanti legjendar, e me mijëra ushtarëve i është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm për të zbehur pastërtinë e luftës. Sa do sulme të qofshin asgjë nuk mund ta zbehë luftën dhe krenarin çlirimtare”, tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë…