Limaj: Më 14 nëntor do të fitojmë në Malishevë

02 nëntor 2021 | 21:05

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emision “Prime” të RTK-së ka folur për procesin zgjedhor të 17 tetorit dhe balotazhin e 14 nëntorit.

Ai ka thënë se Nisma në Malishevë në raundin e parë ka dalë shumë mirë dhe se pret fitore në balotazh.

Limaj ka thënë se më 14 nëntor Nisma do të fitojë sërish në Malishevë.

“Në Malishevë ka demokraci, prandaj këtë e tregon edhe rezultati i raundit të parë”, ka thënë ai.
I pyetur për mbështetjen që kandidatit të PDK-së në Malishevë i kanë dhënë disa nga ish zyrtarë të lartë të Nismës, Limaj ka thënë se është në vullnetin e tyre t’i bashkohen kujtdo, mirëpo, sipas tij, kjo nuk do të ketë ndikim më 14 nëntor.

Duke folur për koalicionet e mundshme për balotazh, Limaj ka lënë të kuptohet se Nisma nuk do të bëjë koalicion zyrtar me asnjërën nga partitë.

“Nuk janë koalicionet dëshira. Nëse ju dëshironi ta ruani forcën tuaj politike, atëherë ju e dini kah i keni preferencat e votuesve. Në shumë raste kur koalicionet janë bërë në zyrë nuk kanë funksionuar në terren. Kjo ndodh pasi që ata që e kanë bërë marrëveshjen nuk e kanë dëgjuar votuesin. Ne ua lëmë autonominë degëve për zgjedhje, sepse ata e dinë cila është preferenca e votuesve të mi”, ka thënë tutje Limaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë partnerët që përbëjnë koalicionin qeverisës në Maqedoninë e…