Limaj me aktivistë të Nismës të Ujëvara e Mirushes: Ne jemi gati

23 korrik 2019 | 16:16

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kaluar pasditen e sotme me aktivistë nga dega e Nismës në Malishevë tek Ujëvara e Mirushës.

Lideri i Nismës thotë se po vërehet mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i strukturave të Nismës për fitoret e radhës.

Partia të cilën ai e drejton thotë se është më e gatshme se kurrë më parë për sukseset e reja.

“Një pasdite e këndshme tek Ujëvara e Mirushës, me struktura dhe aktivistë të degës së Nismës në Malishevë. Mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i strukturave të Nismës për fitoret e radhës. Nisma është më e gatshme se kurrë më parë për sukseset e reja. Ne jemi gati #NismaSocialdemokrate”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Fatmir Limaj - Faqja Zyrtare

Fotografia e Fatmir Limaj - Faqja Zyrtare

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rekordmeni i futbollit të Kosovës, Fitim Haliti, që ka shënuar…