Limaj me delegacionin britanik: Dialogu Kosovë-Serbi është i paalternativë

16 korrik 2019 | 14:09

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, kanë pritur sot në takim një delegacion britanik të kryesuar nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor.

Limaj ka thënë se në këtë takim biseduan për zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne do të angazhohemi që Kosova të flasë me një zë në këtë proces. Këtë qëndrim ia shpalosa delegacionit britanik të kryesuar nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për Punë të Jashtme”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thkesuar se për Kosovën është shumë me rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo sipas Limajt, i jep kredibilitet dhe siguri procesit.

“Bashkërisht u pajtuam që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të martën në…