Limaj: Me dorëheqjen e Haradinajt vendi shkon në zgjedhje

19 korrik 2019 | 22:02

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mohuar se partia që drejton do të jetë pjesë e një qeverie teknike duke mos shkuar në zgjedhje.

Ai ka theksuar se me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

Limaj ka thënë se të gjitha procedurat duhet të respektohen por megjithatë dorëheqja e kryeministrit nënkupton zgjedhje.

“Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje.”, ka thënë Lima në Pressing në T7.

Në pyetjen se a do të futet përsëri Nisma në koalicion me AAK-në, Limaj është përgjigjur se nuk futet në kombinime në këtë moment.

“Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe unë nuk futem në asnjë kombinim pa shku te vota e qytetarit”, ka shtuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga presidenti i…