Limaj: Mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të Nismës në Prizren

23 shtator 20:37

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i kënaqur me mobilizimin dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm të strukturave drejtuese të degës së Nismës në Prizren.

“Prizreni, si gjithmonë, edhe këtë radhë, i gatshëm ta vulosë fitoren madhështore të Nismës dhe koalicionit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Strukturat tona në Prizren janë mobilizuar si kurrë më parë për ta prezantuar projektin tonë Bashkë për Shtetin në çdo cep të Prizrenit”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukiqeviq, ka folur për faqen e…