Limaj në Prizren, prezanton aderimet e reja të Nismës

11 janar 2019 | 15:24

Nismës Socialdemokrate, degës në Prizren i janë bashkuar të premten dhjetëra ish aktivistë e drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë qytet.

Në një konference për media të Nismës ku prezent ishte edhe kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, janë prezantuar aderimet e reja.

Në Nisma Socialdemokrate kanë aderuar: Esat Krasniqi, Shukri Quni, Naser Berisha, Hajrim Qengaj dhe Hysamedin Beshi, të gjithë këta anëtarë të Kryesisë në Prizren dhe tre nga ta kryetarë të nëndegëve.

Në mesin e të aderuarve ka edhe asamblist. Bëhet fjalë për Shukri Qunin, i cili është asamblist në mandatin e katërt në Komunën e Prizrenit nga radhët e PDK-së.

Gjithashtu të premten në Nisma kanë aderuar edhe dr. Hajrip Ajdini, Fatmir Hoxhaj dhe dhjetëra aktivistë të tjerë.

Mirëseardhje në emër të Nismës iu ka uruar, vet lideri i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se sot është një moment i veçantë për degën e Nismës në Prizren dhe Nismën në përgjithësi.

Sipas tij, të gjithë të aderuarit kanë një histori të madhe në shërbim të vendit.

“Kjo është familja e juaj politike. Ne do të vazhdojmë bashkë. Jemi bashkuar për të mirën e vendit. Angazhimi tregon se ju jeni gati për t’i dhënë Prizrenit dhe Kosovës më të mirën nga vetja juaj”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq deputeti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka thënë se sot po bëhen bashkë me idenë dhe qëllimin që të organizohen dhe të punojnë në funksion të përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallime politike dhe etnie. “Objektivi i Nismës në Prizren dhe Kosovë është të qëndrojmë pranë njerëzve që kanë nevoje për dorën e shtetit. Ne do të jemi tani me të fuqishëm në Prizren dhe Kosovë pas këtyre aderimeve”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, ka…