
Limaj në Shtime: Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe siguria janë misioni i Nismës
05 dhjetor 2024
| 21:52
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse në Shtime.
Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe përkushtimi për siguri janë mision i Nismës.
Postimi i tij i plotë:
Sonte ishim në Shtime, ku takuam strukturën udhëheqëse të NISMA-së.
Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, si dhe përkushtimi ynë për siguri janë misioni i NISMA-së. #veçVEPRA mund ta rikthejë fuqishëm Kosovën në një vend të zhvilluar dhe me perspektivë europiane.
E kaluara jonë është #veçVEPRA, dhe vetëm veprat garantojnë për të ardhmen e vendit tonë.
#veçVEPRA
#NISMASocialdemokrate