Limaj: Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë sonë

28 nëntor 2018 | 12:09

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

 Përmes një deklarate për medie, ai ka vlerësuar se 28 Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare.

 “Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori i Flamurit tonë Kombëtar do të jetë përherë frymëzim për të gjithë shqiptarët ndër breza. Sot shqiptarët anekënd botës festojnë 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar ne sot kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe i shërbyen kësaj dite në etapa të ndryshme. Të gjithë qytetarëve urime Festa Kombëtare e 28 Nëntorit! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e Flamurit, 28 Nëntori, është vetëm një nga festat…