Limaj: Nëse Serbia propozon ndarje, i themi ditën e mirë

10 janar 2019 | 22:52

Sipas bashkëkryesuesit të Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj, ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve nuk është opsion në tryezën e bisedimeve.

Në Rubikon të KTV-së ai bëri të ditur se përfundimisht një marrëveshje e tillë nuk do të jetë e pranueshme.

Madje ai tha se nëse Serbia nuk do të jetë e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku nuk përfshihet ndarja e shkëmbimi atëherë do të presin meqë, siç tha ai, nuk mund të bëjnë një marrëveshje në presion të kohës.

“Nëse Serbia nuk është e gatshme për një marrëveshje përfundimtare atëherë presim siç kemi pritur deri tash. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe kjo është e rëndësishme për Kosovën që të prezantohet mirëpo Kosova nuk shkon të bisedojë për ndarje. Me sa di unë është një zë unik që thotë me marrëveshjen duhet të pajtohen dy palët dhe ne me ndarje nuk pajtohemi. Nëse Serbia propozon ndarje, i themi ditën e mirë”, ka thënë Limaj.

Zëvendëskryeministri dhe kryesuesi i Ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk beson që presidenti Hashim Thaçi do t’iu prezantojë atyre harta për ndarjen e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj janë…