Limaj pas vendimit të Kushtetueses: U kthye ligjshmëria dhe u ndalua abuzimi në emër të së drejtës për votë

10 dhjetor 2020 | 22:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetetuese i cili i jep drejtë kërkesës së Nismës për mosnumërimin e votave ardhura nga jashtë pas afatit të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Limaj ka thënë se aktgjykimi i sotëm kthen ligjshmërinë, forcon demokracinë dhe ndalon abuzimin në emër të ligjit dhe poashtu atyre që abuzojnë në emër të drejtës për votë.

“NISMA ankohet vetëm atëhere kur është e bindur se ka pasur shkelje të ligjit, prandaj të gjitha ankesat tona të përgatitura profesionalisht me të gjetura faktike janë pranuar duke na dhënë të drejtën në shkallë të ndryshme në gjykata dhe deri të vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Limaj.

Reagimi i plotë nga Fatmir Limaj:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për prishjen e…